
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se shteti i Kosovës duhet t’i shfrytëzojë të gjithë mekanizmat për heqjen urgjente të barrikadave në veri, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se Serbia duhet të tërhiqet nga politika e saj luftënxitëse.
Më tej, ai ka thënë se BE dhe SHBA duhet të ndërhyjnë në qetësimin e situatës.
Haradinaj ka thënë se paqja është e paalternativë.
Këtu keni postimin e plotë:
“Shteti i Kosovës të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka për heqjen urgjente të barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri.
Qeveria e Serbisë të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t’i tërheqë nga veriu njësitë e veta paramilitare. Apeloj te BE dhe SHBA që të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës në veri.
Paqja është e paalternativë! Kosova dhe Serbia të ulen dhe ta arrijnë marrëveshjen e paqes për njohje të ndërsjellë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10
Kujtojmë se zgjedhjet lokale në veri janë shtyrë për në prill të vitit 2023 teksa veriu i Kosovës është përballur me sulme sistematike me bomba si dhe sot edhe me vendosje të barrikadave në rrugë. / Gazeta10