Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Amrabat: Ndihem krenar që sot kemi shkruar histori për kombin tonë

Gazeta10
10 December 2022 - 19:44

Mesfushori Sofyan Amrabat ka thënë se ndihet shumë krenar pas fitores ndaj Portugalisë dhe kalimit në gjysmëfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Kjo fitore e ka bërë krenar njërin nga lojtarët më të mirë të Marokut në këtë botëror, Amrabat, i cili mendon se përfaqësuesja e tij e meritoi plotësisht fitoren.

“Është vërtetë, vërtetë, vërtetë e pabesueshme. Jam shumë krenar. Ne e merituam 100 për qind”, ka thënë fillimisht Amrabat pas ndeshjes.

“Ne vetëm kemi luftuar dhe kemi luajtur me zemër për vendin tonë dhe për njerëzit tanë”.

“Ne patëm disa lëndime dhe me vetëm tre mbrojtës arritëm të mbrohemi, ky është respekt i madh. Respekt i madh për të gjithë – për tifozët, për trajnerin, për të gjithë”, përfundoi mesfushori maroken.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.