Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hovenier i dënon sulmet ndaj policisë e EULEX’it: Autorët do të japin përgjegjësi para drejtësisë së Kosovës

Gazeta10
11 December 2022 - 11:12

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, i ka dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Hovenier ka thënë se sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe se autorët duhet të japin përgjegjësi para drejtësisë së Kosovës, raporton Express.

“SHBA i bashkohet #EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrulle të EULEXIT, mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë kosovare”, ka shkruar Hovenier./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.