
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara më herët për përgatitjen e zgjedhjeve të datës 18 dhe 25 dhjetor, pas vendimit të Presidentes Vjosa Osmani për shtyrjen e zgjedhjeve dhe caktimin e datës së re për mbajtjen e tyre.
Po ashtu, KQZ-ja u dakordua për hartimin e një plani të ri operacional për organizimin e zgjedhjeve të cilat janë caktuar të mbahen më 23 prill 2023, raporton Gazeta10.
Ilir Gashi, anëtar i KQZ-së kërkoi që KQZ t’i kryej obligimet ndaj punëtorëve të cilët kanë qenë të angazhuar./Gazeta10