Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Trepça bën thirrje për bashkimin e Plisave dhe Torcidave në finalen e Superkupës

Gazeta10
11 December 2022 - 13:55

Sonte do të zhvillohet ndeshje finale e Superkupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës.

Në këtë kohë kur tensionet në Veri janë në rritje Trepça ka ftuar të dy tifozëritë të bashkohen dhe të përkrahin Policinë e Kosovës.

Postimi i plotë i KB Trepçës:

Vendi ynë asnjëherë ska pas nevojë më shumë se sot për unitet. Andaj edhe ne si klub i ftojmë tifozëritë e të dy ekipeve që të na bashkangjiten në këtë thirrje. E dijmë se rivaliteti në mes Trepçës dhe Prishtinës gjithmonë ka qenë, është dhe kurrë nuk do të vdes, po ashtu edhe rivaliteti në mes të Torcidës dhe Plisave asnjëher nuk do të shuhet, por sot vendi ynë dhe tifozëritë tona si asnjëherë më parë kanë nevojë të janë të përmbajtura dhe në përkrahje të Policisë së Kosovës. Të mos shkaktojmë probleme sepse sot më shumë se çdo herë vendi na thërret. Do të ketë kohë edhe për rivalitet, sot duhet të fitoj Kosova.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.