Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Petkoviq: Njësia Speciale e Kosovës ka hyrë në Ujman, lajmërova Lajçakun

Gazeta10
11 December 2022 - 13:57

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”, Petar Petkoviç, ka thënë se Njësia Speciale e Kosovës ka hyrë në Ujman.

Përmes një postimi në Twitter, Petkoviq ka thënë se e ka lajmëruar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, për siç ka thënë “ta frenojë ngacmuesin dhe uzurpatorin Kurti nga veprimet e tij të njëanshme dhe të armatosura me të cilat dëshiron të shkaktojë luftë”.

“Sapo e informova @MiroslavLajcak për pushtimin e armatosur dhe të paligjshëm të forcave speciale të Kurtit ROSU në Gazivode! Ia morën çelësat rojës, grisën flamujt. BE-ja duhet ta frenojë ngacmuesin dhe uzurpatorin Kurtin nga veprimet e tij të njëanshme dhe të armatosura me të cilat dëshiron të shkaktojë luftë!”, ka shkruar Petkoviq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.