Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Dhuna në ndeshjen Prishtina-Trepça, Rama: E papranueshme, s’ka vend në kryeqytet

Gazeta10
12 December 2022 - 9:08

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se dhuna e shfaqur mbrëmë në ndeshjen KB Prishtina – KB Trepça është e papranueshme dhe se për të nuk ka vend në kryeqytet e askund tjetër.

Ai ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se janë të lumtur që KB Prishtina fitoi superkupën mbrëmë, porse siç tha ai, nga dhuna e shfaqur u zbeh gëzimi i fitores.

“Dhuna e shfaqur mbrëmë në ndeshjen KB Prishtina – KB Trepça është e papranueshme dhe nuk ka vend në kryeqytet, e askund tjetër! Jemi të lumtur që KB Prishtina fitoi superkupën mbrëmë, mirëpo nga dhuna e shfaqur u zbeh edhe gëzimi për fitoren e merituar”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se sporti ka të bëjë me shpirtin garues në frymë tolerance e respekti reciprok, prandaj u bëj thirrje edhe tifozëve që ta kultivojnë një frymë të tillë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.