Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Von Cramon: E papranueshme kërkesa për vendosjen e ushtarëve serbë në Kosovë

Gazeta10
12 December 2022 - 14:54

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e ka quajtur të papranueshme, kërkesën e Serbisë për vendosjen e ushtarëve serb në veri të Kosovës, raporton Gazeta10.

Përmes një postimi në Twitter, Von Cramon ka thënë se pret edhe që barrikadat të largohen.

“Rivendosja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sulmet ndaj EULEX dhe njoftimi për ushtarët serbë, janë krejtësisht të papranueshme. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen si ulje e përshkallëzimit. Mbështetje e plotë për dialogun e udhëhequr nga BE.” – ka thënë ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.