Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shefi i KQZ-së në kundërshtim me britanikët, zgjedh drejtorin për regjistrimin e partive politike

Gazeta10
12 December 2022 - 15:03

Kreshnik Radoniqi, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk ka përfillur rekomandimet e ambasadës britanike me rastin e emërimit të drejtorit për regjistrimin e partive politike pranë këtij institucioni.

Britanikët që kanë monitoruar procesin e intervistimit del se në dokumentin e tyre thuhet se asnjë kandidat nuk i ka plotësuar kushtet për emërimin në këtë pozitë.

Sipas britanikëve, asnjë kandidatë nuk kanë arritur 70% ose më shumë të vlerësimit e që mund të konsiderohet se mund të emërohet (sipas poentimit të Partnerit Zbatues.).

Sipas britanikëve, asnjë kandidat nuk ka kaluar 70 për qindëshin, por kjo nuk e ka penguar shefin e KQZ që sot ta bëj emërimin.

Siç raporton Gazeta Blic, gjatë ditës së sotme Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se ka emëruar Besnik Buzhalën, Drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), raporton Gazeta Blic.

“Pas procesit të rekrutimit, i filluar në muajin tetor 2022, Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Kreshnik Radoniqi mori vendim për emërimin e z. Besnik Buzhala si Drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP)”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.