Komentatori politik, Fidan Rama ka thënë në Politiko se e vetmja mënmyrë për ta zgjidhur problemin aktual të veriut, është dialogu i mirëfilltë për të cilin, sipas tij është investuar përgjatë 20 viteve.
Rama ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare tanimë janë të interesuar t’i tregojnë Kurtit, se ky problem nuk zgjidhet sipas formës që ai po tenton ta bëjë atë.
Ai ka thënë se Kurti me qëndrimet e tij, kardhi zhvillimeve të fundit, po tregohet naiv në strategjinë të cilën e ka zgjedhur, shkruan Gazeta10.
“KFOR-i dhe krejt ndërkombëtarët janë të interesuar t’i tregojnë Kurtit se nuk zgjidhet ky problem në formën qysh po tyenton me zgjidh. A po mendoni që KFOR-i s’mundet me i hjek barrikadat? Porositë direkte janë për Qeverinë, që e vetmja mënyrë për ta zgjidhur këtë problem është vetëm dialogu, nuk ka tjetër formë. Dialogu jo në formën që Kurti po tenton ta zgjidh, porn ë të cilën është investuar për 20 vite. Kurti nuk është në pozitë për të qitë rregulla. Kurti po tregohet naiv politik në strategjinë e tij, po futet në një zonë rreziku”, tha Rama në Politiko.
Ai ka shtuar se, Kurti po futet në një fushë të minuar të Serbisë. /Gazeta10