Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gazetarja Bardhecaj: Në veri sot punuan vetëm barnatoret dhe furrat e bukës

Gazeta10
12 December 2022 - 22:50

Teksa ka treguar se situata aktuale në veri të Mitrovicës vazhdojnë të jetë e qetë, pavarësiasht se ende në këtë pjesë janë të vendosura barrikadat nga serbët lokal.

Kështu ka njoftuar gazetarja e Kanal10, Gresa Bardhecaj e cila po  vazhdon të qëndroj në veri, përkatësisht në Lagjen e Boshnjakëve, raporton Gazeta10.

‘Pas disa bisedave që kemi pasur me disa banorë, kemi mësuar se gjatë ditës së sotme kanë punuar vetëm barnatoret dhe furrat e bukës. Banorët na thanë që objektet e lokalet tjera, kanë qenë të mbyllura gjatë ditës së sotme. Policia e Kosovës, aktualisht është e stacionuar në udhëkryqin e Lagjes së Boshnjakëve. Sipas banorëve, numri i vendosur i policëve në këtë pjesë, sonte ka qenë më i madh për dallim nga ditët tjera”, tha Bardhecaj nga Lagja e Boshnjakëve. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.