
Por edhe më të vështirë qarkullimin e patën të gjithë ata që iu desh të kalonin në rrugën Merdar-Podujevë.
Rruga tashmë është ngrirë thuajse e tëra dhe e njëjta është totalisht e papastruar nga kompanitë përgjegjëse të institucioneve të vendit.
Kjo shihet qartë edhe në disa fotografi të dërguara në
Si pasojë e ngrirjes së rrugës dhe kushteve aspak të përshtatshme për qarkullim në këtë rrugë disa kamionë kanë mbetur të bllokuar.
Ndryshe në Podujevë, reshjet e borës kanë filluar qysh dje pasdite, por se askush nuk është përkujdesur për pastrimin e kësaj rrugë jashtëzakonisht të rëndësishme për pjesëmarrësit në trafik.
