
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se në gjimnazin “Xhevdet Doda” uji është duke pikur mbrenda në një klasë, raporton Gazeta10.
Si shkak i kësaj rrjedhje ka bërë që kushtet për zhvillimin e mësimit të jenë jo të mira.
Nxënësit e kësaj shkolle të cilët po e zhvillonin mësimin në atë klasë kanë kaluar në një kabinet.
Drejtori i shkollës Azem Jaha, ka thënë se njoftimi e kanë dërguar në Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) dhe në mungesë të kontraktues edhe punët nuk po shkojnë si duhet.
“Ne e kemi dërguar njoftimin në DKA por në mungesë të kontraktuesit edhe punët po vonohen, si shkak i kësaj ne nxënësve ju kemi ndërruar vendin nxënësvë në një kabinet për me arrit me zhvillu mësimin”, th ai.
Kanal10 ka provuar të kontaktojë me drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit por kjo e fundit nuk është përgjigjur./Gazeta10