
Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 5.8 milionë euro për përballje me inflacionin, raporton Gazeta10.
Një pjesë e mjeteve do të shkojnë për studentët që ende nuk i kanë marrë 100 euro ndërsa pjesa tjetër është shtesa për punëtorëve e ndërmarrjeve publike si dhe për subvencionimin e pagesave të energjisë elektrike.
Qeveria po ashtu në mbledhjen e sotme ka themeluar Këshillin shtetëror organizativ për shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 25 vjetorin të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe ka proceduar dhënien e investitorit strategjik kompanisë “Moxico Luma Kosova Mining L.L.C. / Gazeta10