Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Armando Broja humbet sezonin shkaku i lëndimit

Gazeta10
13 December 2022 - 16:37

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, do të jetë jashte fushave të blerta shkaku i lëndimit që e pësoi në ndeshjen e fundit kundër Aston Villës.

Broja në këtë ballafaqim ka këputur ligamentet dhe pritet të mungojë një kohë të gjatë, duke e humbur kështu pjesën e mbetur të edicionit 2022/23.

21-vjeçari u rikthye te Chelsea gjatë kësaj vere, pas huazimit te skaudra tjetër angleze Southamptoni, ku kishte kaluar një formë mjaft të lartë.

Shqiptari këtë sezon ka zhvilluar 18 paraqitje me ‘Blutë e Londrës’ në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asist.

Broja ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028 dhe vlera e tij në treg është rreth 30 milionë euro.

Për shërbimet e sulmuesit shqiptar më parë kishin shprehur interesim edhe dy skaudrat italiane, Milani dhe Napoli.

Sulmuesi është pjesë e kombëtares Shqiptare që nga viti 2020 dhe deri më tani ka shënuar katër gola me ‘Kuqezinjët’.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.