Lajme

Sadiku i bindur: S’ka konflikt ndëretnik në veri – Po i afrohemi marrëveshjes finale

Gazeta10
13 Dhjetor 2022 - 21:19

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore ka deklaruar se situate në komunat tjera të veriut, nuk po ndikonë në veri të vendit.

Sadiku në Politiko është shprehur i bindur se nuk ka asnjë konflit ndëretnik në very të Mitrovicës, dhe se situate atje ësshtë sinjal që poi  afrohemi një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e raporteve, raporton Gazeta10.

“Shpresojmë që më në fund mas 23 vitesh, e meritojmë të jetojmë të qetë të gjithë. Tensionet janë me vazhdime. Jemi në pyetje 5 kilometra kaltror. Mitrovica është qytet urban. Ngjarjet që po ndodhin këtu po harrohen, Rudari është në komunë tjetër, Leposaviçi po ashtu. Gjendja nuk është siç duhet të jetë, por gjendja është shumë afër normales pasi barrikadat janë të vendosura në komuna tjera, larg mitrovicës. Zhbllokimi do të vjen shumë shpejt. Ruane këtë qytet, pasi sytë janë kah Prishtina, Beogradi, Uashingtoni e Brukseli. Qyettarët janë lodhur. Nuk ka asnjë konflikt ndër-etinik. Por, ky është çmimi që po i  afrohemi një finale mes dy shteteve. Jemi afër fundit të ndeshjes”, tha Sadiku në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.