Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Spahiu: Kurti e Vuçiq, në garë se kush e kontrollon veriun e Kosovës

Gazeta10
13 December 2022 - 22:06

Nexhmedin Saphiu ka vlerësuar se me situatën aktuale të zhvilluar në very të Kosovës, dy krerët e shteteve, kryeministri Kurti e presidenti serb, Vuçiq janë në garë mes vete, se kush është duke e kontrolluar këtë pjesë të Kosovës.

Spahiu në Politiko tha se edhe përmes planit të Ahtisarit, është kërkuar që Kosova do të duhej të bëj një lëshim në këmbim të njohjes nga shteti serb, raporton Gazeta10.

‘Thembi i negociatave Kosovë-Serbi, është autonomia që do të ofrojë Kosova në këmbim të njohës. Plan i Ahtisarit e thotë këtë, por Serbia s’ka qenë e pajtimit. Tani kërkohet nga Biden, Macron etj, se Kosova duhet të bëj edhe një lëshim në këmbim të njohës. Që 11 vjet jemi duke tentuar për atë nivel. Vuçiqi thotë se e kontrollon një pjesë të Kosovës, e Albin Kurti po do të tregoj që Qeveria e tij e kontrollon. Pra, kemi një garë se kush e kontrollon veriun. Kjo garë se kush e kontrollon këtë pjesë të Kosovës, po vijnë edhe acarimet e situatës”, tha Spahiu në Politiko.

Ai ka theksuar se “loja” ndërmjet dy krerëve të dy shteteve, është duke vazhduar edhe me vendosjen e barrikadave në komunat serbe. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.