
Sot bëhen katër vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës, raporton Gazeta10.
Kuvendi i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim me 14 dhjetor të vitit 2018 kishte miratuar tri ligjet që e kanë ndryshuar mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, pa iu ndërruar emri.
Ligjet që ishin miratuar kanë qenë: Projekligji për Ministrisë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projekligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës nuk kishin marrë pjesë dhe e kishin kundërshtuar formimin e Ushtrisë së Kosovës. / Gazeta10