Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ish këshilltari i Thaçit: Gënjeshtrat e Borellit e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së

Gazeta10
14 December 2022 - 14:25

Ish këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, ka thënë se gënjeshtrat e Josep Borell e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se Thaçi nuk është arrestuar por është vertëdorëzuar.

Më tej, ai ka thënë se Borell e ka gabim kur thotë se Dhomat e Specializuara janë mekanizëm i BE-së sepse ato janë mekanizëm i Kosovës.

Behrami ka thënë se Prokuroria është shndërruar në mekanizëm të BE-së për shtantazh ndaj Kosovës.

Më tej, ai ka thënë se po ka përpjekje që të krijohet një balancë artificiale mes viktimave dhe agresorit.

Këtu keni postimin e plotë:

“Gënjeshtrat skandaloze të Borrellit e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Fillimisht, presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje si President i Republikës së Kosovës për t’u përballur me akuzat kundër tij. Ai asnjëherë nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar!

Pra, është vetëdorëzuar, pasi ka dhënë dorëheqje. Ai nuk është duke u mbajtur në Amsterdam, por në Sheveningen të Hagës.

Por, sa për dijeni të z. Borrell, Dhomat e Specializuara nuk janë mekanizëm i BE-së, por i Kosovës. Ndoshta ai e ka pasur fjalën për Prokurorinë, e cila është shndërruar në mekanizëm të BE-së për shantazh ndaj Kosovës dhe për ndryshim të historinë së Kosovës. Ligjërisht, as Prokuroria nuk është mekanizim i BE-së, por praktikisht po.

Deklaratat e Borrellit e dëshmojnë dhe një herë politizimin e skajshëm të procesit gjyqësor, me të cilin po mundohen të krijojnë një balancë artificiale ndërmjet viktimave dhe agresorit.

Borrell paró las mentiras, paró las influencias políticas en el proceso contra los líderes del ELK”, ka shkruar Behrami në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.