Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Halimi për aplikimin në BE: Do të mbetet veç imazh, nëse s’fuqizohet politika e jashtme

Gazeta10
14 December 2022 - 17:05

Zëdhënësja e LDK-së , Sibel Halimi, ka reaguar pas nënshkrimit nga krerët e shtetit të aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Halimi tha se anëtarësimi i shpejtë në BE “është cak shumë ambicioz dhe se përfomranca e liderëve është shumë e rëndësishme andaj kjo pamje do të mbetet sipas saj vetëm imazh nëse nuk fuqizohet politika e jashtme.

“Anëtarësimi i shpejtë në Bashkimin Evropian është cak shumë ambicioz, madje edhe për shtetet që udhëhiqen nga politikanë që injektojnë pritshmëri joreale. Megjithatë, performanca e liderëve për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian është shumë e rëndësishme. Kjo pamje do të mbetet vetëm imazh, nëse nuk fuqizohet politika e jashtme”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Ajo ka rekomanduar që 75 milionë eurot që u dhanë nga BE për energjinë  në  Kosovë duhet të “vihen në punë, që të mos ketë reduktime”/

“Hyrja në BE mund të jetë larg, mirëpo 75 milionë eurot e tyre – fonde mbështetëse për energjetikë – dje janë deponuar në buxhetin e Kosovës. Qeveritarët tanë duhet të angazhohen për vënien e tyre në punë, që të mos kemi reduktime të rrymës që dëmtojnë mirëqenien e qytetarëve dhe rrënojnë ekonominë tonë.”, ka shkruar Halimi.

Tutje, ajo ka kritikuar Qeverinë  edhe për mos zgjedhjen e ministrit të  shëndetësisë dhe ikjen e mjekëve nga Kosova.

“Krahas kësaj, kemi hyrë në muajin e tretë pa ministër në Shëndetësi”, ka shkruar ajo. Mjekët po ikin nga nënçmimi prej shtetit; qytetarët nga mungesa e shërbimeve shëndetësore; e të gjithë bashkë nga çmimet e shtrenjtuara të të gjitha produkteve bazike. Andaj, në vend të formaliteve pa efekt, kryeministri dhe kabineti i tij duhet të merren me gjëra të prekshme, që ndikojnë në përditshmërinë e qytetarëve tanë”, ka përfunduar ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.