
Ish-konsulli, Blerim Canaj ka rrëfyer në Poltiko për vizitën e tij në qendrën e paraburgimit në Hagë, atje ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së.
Canaj ka zbuluar se kretët e UÇK-së, ishin të informuar me aktualitet në Kosovë.
Ai tha se Thaçi e Veseli ishin në disponim të mirë, dhe të bindur në pafajësinë e tyre, shkruan Gazeta10.
“Thaçi ishte në disponim jashtëzakonisht të mirë si zakonisht. Ata ishin të informuar edhe për situatat aktuale në Kosovë, duke shikuar TV. Ata tregonin edhe për sportet që po merreshin nga atje. Ata ishin të shqetësuar për rrjedhën e procesit që ishin duke kaluar të gjithë bashkë atje. Ata neve na inkurojojshin. Thaçi e Veseli, dukeshin shumë optismist. Besonin në pafajësinë e tyre. Besonin se do të ketë një gjykim të drejt. Për atë, edhe vërehej disponimi i tyre”, tha Canaj në Politiko.
Ai ka shtuar se zhvillimet aktuale në Kosovë për tensionet në veri të vendit, ishin brengosëse për ta./Gazeta10