Ish-konsulli Blerim Canaj në emisionin “Politiko” ka treguar disa detaje rreth vizitës së tij tek ish-presidenti Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, të cilët po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, raporton Gazeta10.
Canaj ka rrëfyer se si ish-krerët e UÇK-së po kalojnë kohën ku edhe ka përmendur disa libra që ata po lexojnë.
“Natyrisht që folëm për përpjekjet e tyre për shtet ndërtim, për ato se çfarë po lexojnë si po e kalojnë kohën. Ishin duke lexuar, Veseli përmendi një libër “Si vdesin Demokracitë”, ndërkohë që Presidenti foli për një libër të beletristikës, pra presidenti momentalisht ish duke u marrë me një roman. Fatkeqësisht të tjerët nuk pata fatin me i taku, por gjatë ditës natyrisht që po u takoheshin të gjithë së bashku. Kur i pyetëm për kuzhinën na treguan se nganjëherë ziejnë vetë. Sport po bëjshin shumë. Kohën po e kalojnë duke lexuar, faktikisht vetëm gjumin po e bëjshin ndaras.”, ka deklaruar Canaj.
Tutje, Canaj ka thënë ata ishin të fokusuar në procesin e gjykatës por natyrisht që zhvillimet në Kosovë i brengosin./Gazeta10