Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Idrizi i pakënaqur me ndarjet buxhetore: Do t’i drejtohemi ministrive për grante

Gazeta10
14 December 2022 - 21:27

Në emisionin “Politiko”, kryetari i Komunë së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka komentuar ndarjen buxhetore që ka bërë Qeveria për vitin 2023, raporton Gazeta10.

Idrizi ka thënë se këtë vit ka pasur një rritje, por për shkak të ngritjes së çmimeve nuk do të mjaftoj buxheti për përfundimin e projekteve andaj duhet kërkuar mjete në ministri të caktuara.

“Vitin që e lamë pas kemi pas bashkëpunim me institucionet qendrore, dmth kemi pas grante nga Ministria e Bujqësisë për zgjerim të rrjetit ujitjes pastaj me Ministrin e Zhvillimit Rajonal për një shëtitore që tash është në përfundim, me ministrin e Infrastrukturës kemi nënshkruar dy marrëveshje për rregullimin e shtratit të Sitnicës. Sa i përket buxhetit 2023, është një rritje që i prek edhe investimet kapitale, ku diferenca është mbi 2 milionë por qëndron ajo se shtrenjtimi i çmimeve, tash shikojmë se sa mundemi me punu me këto para. Megjithatë në kuadër të kësaj kornize kemi planifikuar se çfarë do të punojmë. Jemi duke i hartuar disa projekte që përsëri do t’i drejtohemi ministrive të caktuara për buxhet sepse me këtë buxhet nuk kemi me arrit me i realizuar disa projekte kapitale që janë, por besoj do të gjejmë mirëkuptim.”, ka deklaruara kryetari Idrizi.

Tutje, Idrizi ka përmendur edhe disa projekte të cilat i kanë përfunduar vitin e kaluar si komunë duke kërkuar mjete nga institucionet qendrore./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.