
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahemtin” përmes një telefonate direkte nga një qytetar raportohet se në fshatin Koshtovë të Mitrovicës po kanë mungesë të ujit.
Sipas qytetarit rezervari më ujë është në fund të Koshtovës dhe disa nga pompat nuk janë duke punuar, raporton Gazeta10.
Të njëtin problem këta qytetarë e kanë pasur edhe para një viti, por Kanal10 pas raportimit të këtij rasti është bërë rregullimi i atyre pompave.
Por siç duket ata prap po kanë problemin e njëjtë edhe tani.
Sipas tyre si shkak i këtij problemi me pompa ata po detyrohen që nga qyteti i Mitrovicës të bartin ujë përshkak se puset po trubullohen./Gazeta10