
Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Mikuláš Bek, ka thënë se është nder i tij që ta pranoj aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian, raporton Gazeta10.
Ai ka deklaraur kështu pasi Kurti ka dorëzuar dokumentin sot në Pragë.
“Është nder i imi që si kryetar i Këshillit të BE-së të pranoj aplikacionin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Më tej ai ka thënë se vlerëson arritjet e bërë ta Kosovës deri tani si dhe ka thënë se presidenca aktual po i kushton një vëmendje të jashtëzakonshme Ballkanit Perëndimor.
“Ne vlerësojmë dhe çmojmë arritjet e bëra të Republikës së Kosovës deri më tani, po ashtu më vjen mirë që duke bërë këtë ne po ashtu jemi duke plotësuar një nga prioritetet e presidencës sonë të këshillit sepse në gjashtë muajt e fundit neve dhënë një vëmendje të jashtëzakonshme çështjeve që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai. / Gazeta10