Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vuçiq: Kosova shkeli zyrtarisht Marrëveshjen e Uashingtonit, përgjigja e Beogradit sonte pas seancës së qeverisë

Gazeta10
15 December 2022 - 14:43

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke komentuar aplikimin e Kosovës për në Bashkimin Europian të bërë sot, ai ka thënë se Kosova e ka shkelur edhe zyrtarisht Marrëveshjen e Uashingtonit, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se një përgjigje për këtë do të jepet pas seancës së qeverisë.

“Sot po shkelin zyrtarisht Marrëveshjen e Uashingtonit dhe për të gjitha këto do të përgjigjemi sonte pas seancës së qeverisë në të cilën isha i ftuar, lidhur me kërkesat tona në lidhje me Rezolutën 1244 të OKB-së por edhe me tërheqjen e njohjeve të shumë vendeve. një përgjigje e saktë”, ka thënë ai.

Më tej ai ka thënë se ka folur me përfaqësues europianë dhe amerikanë dhe se ka disa ide.

“I pyetur nëse ka pasur ndonjë progres në situatën në Kosovë, Vuçiq tha se dje ka folur me përfaqësues evropianë dhe amerikanë dhe se ka disa ide”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.

Kujtojmë se veriu i Kosovës vazhdon të përballet me barrikadime nga ana e serbëve lokal atje.

Institucionet e Kosovës si dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre si dhe uljen e tensioneve. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.