
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takim me përfaqësues perëndimor në Tiranë ka thënë se Kosova është liruar një herë e përgjithmonë dhe se ajo nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit, raporton Gazeta10.
Rama ka thënë se kërkesa e Serbisë për të dërguar trupa në Kosovë është retorikë politike.
Tutje, ai ka thënë se këtu ka nevojë për dialog, dialog dhe vetëm dialog, pjesa tjetër është politikë e keqe.
Ai më tej ka thënë se ne duhet të mësojmë shpejt të jetojmë me njëri-tjetrin.
Rama ka thënë se duhet të ndërtohen urat e bashkëpunimit me Serbinë dhe se kjo e promovon paqen në rajon./ Gazeta10.