
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas dërgimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.
Në takim, Osmani ka theksuar se ky përbën një hap të rëndësishëm për rrugën e Kosovës si shtet drejt strukturave euroatlantike.
Zyra për Informim e Presidencës njofton se pjesë e takimit ishin edhe diskutimet për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Presidentja Osmani ka theksuar se për zhvillimet e fundit në veri, Kosova është në koordinim me ShBA-të.
“Në takim u diskutua po ashtu edhe për zhvillimet në veri të vendit. Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të rregullt e të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë”, bëhet e ditur në komunikatë. /Gazeta10