Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Deschamps thotë se Franca ka një plan për Messin

Gazeta10
16 December 2022 - 13:00

Didier Deschamps ka lënë të kuptohet se Franca e ka një plan për të ndalur Messin kur të përballet me Argjentinën të dielën në kuadër të finales së Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Lojtarë të ndryshëm nuk kanë arritur të mbrohen nga Messi përgjatë karrierës së tij, ku 35 vjeçari ka dhuruar paraqitje fantastike për kombëtaren e tij në Katar.

Messi ka shënuar pesë gola deri tani për Argjentinën në këtë Botëror, por Franca është e gatshme që të merr masat e duhura për ta mbajtur të qetë shtatë herë fituesin e Topit të Artë.

“Ne veçse jemi takuar me të, e mbani në mend (në Kupën e Botës 2018)? Ne do të mendojmë për atë gjë. Sigurisht, ka masa që do të merren për të limituar influencën e tij. Para katër vitesh, ne prisnim që ai të luante në të djathtë dhe ai ishte duke luajtur si sulmues qendror. Tani, ai është në rolin e organizatorit, ai ka më shumë liri, kështu që do të jetë e vështirë për ta ruajtur atë. Vetëm nëse është i sëmurë, ne nuk e dimë, sigurisht nuk e dua atë gjë për të”, tha Deschamps.

Franca e mposhti Messin dhe Argjentinën para katër vitesh në Rusi, ku përgjatë rrugëtimit deri te triumfi, francezët eliminuan Argjentinën me shifrat 4:3 në eliminatore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.