10 LIVE

Babai i Calit emocionon: Biri jonë i pa fat, ky dënim më i rëndë se ai Serbisë (VIDEO)

Gazeta10
16 Dhjetor 2022 - 15:12

Jahja Mustafa, babai i Salih Mustafës, ish-komandantit të njësitit BIA të UÇK-së, thotë se kurrë nuk ka pritur dënim prej 26 vjetësh nga Gjykata Speciale për djalin e tij.

Ai në një intervistë për Kanal10 ka thënë se e përjetuan shumë rëndë verdiktin që iu dha këtë të premte djalit të tij në Hagë.

“Lajm i vështirë boll, veç s’kemi çka me ba. Se e kemi prit këtë dënim kaq të rëndë. Fatin e ka pas kështu – i pa fat si tash si para luftës e edhe pas luftës”.

“Pa fat para luftës pasi herën e parë kur e patën dënuar me të thënë të drejtën hiq s’u pata mërzitë se e disha që serbët e dënojnë atë, por sot ishte shumë e rëndë”, deklaroi Jahja Mustafa.

Ai tregon se ditën e djeshme ka biseduar me Calin, por vetëm biseda të shkurtëra.

“Mka vetë qysh je edhe kurgju tjetër”, shtoi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.