Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dalic: Lojtarët janë me probleme fizike, e duam medaljen!

Gazeta10
16 December 2022 - 15:33

Kroacia luan ditën e shtunë ndaj Marokut, finalen e vogël të Botërorit që do të përcaktojë edhe skuadrën e cila do të marrë vendin e tretë në eventin e Katarit. Në konferencën për shtyp, trajneri i balkkanasve, Zlatko Dalic theksoi se disa lojtarë kanë probleme fizike, megjithatë shtoi se do të bëjnë maksimumin për të dalë nga fusha me medalje.

“Kemi disa lojtarë me probleme fizike. Gvardiol ka luajtur ndeshjen e fundit me injeksione në këmbë, dhe edhe Brozovic po ka probleme. Për finalen e vendit të tretë do të hedh në fushë vetëm lojtarë që janë mirë dhe të gatshëm për të luajtur, pasi do të bëjmë gjithcka për të fituar. 

Për momentin nuk e di nëse Brozovic do të luajë, varet nga muskujt e tij, pasi ka dhimbje. Të jesh i treti apo i katërti në botë ka goxha diferencë, dhe ne duam të jemi ata që arrijmë të tretët. Do të bëjmë gjithcka për medaljen e bronxtë dhe një vend në podin e Botërorit”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.