
Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka publikuar një video ku ka kundështuar Gjykatën Speciale, raporton Gazeta10.
Haradinaj ka thënë se këtë video po e pulikon në nderim të Komandant Calit.
Këtu keni postimin e plotë:
“Në nderim të Komandant Calit dhe luftës sonë të drejtë çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Sot Salih Mustafa është dënuar me 26 vjet burg nga Gjykata Speciale në Hagë, vendim që është pritur me kundërshtime të mëdha në Kosovë.
Kujtojmë se në qendrën e paraburgimit në Hagë gjendet edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi si dhe Rexhep Selimi të cilët akuzohen për krime lufte. / Gazeta10