
Drejtori i Institutit Demokratik për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se NATO nuk lejon dislokimin e turpave serbe në Kosovë me asnjë çmim, raporton Gazeta10.
Miftaraj ka thënë se ky rast na tregon se kush e ruan dhe e garanton sovranitetin.
Më tej, ai ka thënë se ata që kanë luftuar në luftën e fundit do të jenë të parët që do ta ruajnë shtetin.
Këtu keni postimin e plotë:
“Popull pa panikë! Nëse NATO lejon ushtrinë serbe mu kthy në Kosovë, e dergojmë në Gjykatë Kushtetuese apo jo?
Shakatë anash, normal se NATO nuk lejon kthimin e ushtrisë serbe me asnjë çmim, sikurse ky rast na tregon se kush na e ruan dhe garanton sovranitetin.
Sikurse, ata qê kanë luftuar në luftën e fundit do jenë të parët që do ruanin shtetin tonë pa pikë dyshimi”, ka shkruar Miftaraj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10