Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gvardiol: Do ju them fëmijëve të mi se kam luajtur kundër lojtarit më të mirë në histori

Gazeta10
16 December 2022 - 18:21

Josko Gvardiol është krenarë që është përballur me “lojtarin më të mirë në histori”, edhe nëse Lionel Messi ishte në një nivel tjetër me fanellën e Argjentinës kur e turpëroi atë.

Gvardiol dhe Messi janë dy futbollistët që kanë treguar paraqitje fantastike me kombëtaret e tyre, dhe u përballën mes vete në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Por, ishte një përballje që Messi padyshim e fitoi, duke shënuar një gol dhe duke asistuar një tjetër në fitoren 3:0 të Argjentinës.

E gjithë vëmendja ishte te asistimi i Messit, ku superylli argjentinas bëri një lëvizje e cila e la Gvardiol të shtangur, duke e mposhtur atë dy herë para se të pasonte topin te Julian Alvarez, i cili më pas shënoi gol.

Gvardiol ishte në anën e kundër të momenteve të mira, por është i lumtur që e kishte rastin të luaj kundër Messit.

“Unë veçse kam luajtur kundër tij, por ai luan ndryshe me kombëtaren nga ajo që e bënë me klubin e tij. Ishte një eksperiencë e e mirë, dhe një ditë do të iu them fëmijëve të mi se kam luajtur kundër lojtarit më të mirë në histori”, tha Gvardiol.

Messi e ka konfirmuar se kjo do të jetë Kupa e Botës e tij e fundit, dhe do të tentojë që të udhëheq Argjentinën drejt triumfit kundër Francës në finalen e së dielës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.