
Rada Trajkoviq e cila është ndaluar nga Serbia në pikën kufitare në Merdare e ka quajtur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si barabarin më të madh antieuropian në tokën e Ballkanit, raporton Gazeta10.
Trajkoviq fillimisht ka rrëfyer disa rrethana me të cilat aktualisht po përballet.
Më tej, Trajkoviq ka thënë se askush nuk po zbaton këso tortura mentale ndaj njerëzve me mendim ndryshe.
Këtu keni postimin e plotë:
“Nata po afron. Po bie shi. Është ftohtë. Ende jemi në punktin e Merdares. Asnjë shtetar në rajon nuk zbaton këso tortura mentale ndaj njerëzve që s’kanë mendime të njëjta politike. Ja në diçka ia dole të fitosh Aleksandar Vuçiq: je barbari më i madh antieuropian në tokën e Ballkanit” ka shkruar Trajkoviq në llogarinë e saj e në Twitter. / Gazeta10