Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Edicioni i katërt i panairit të prodhimeve vendore (VIDEO)

Gazeta10
16 December 2022 - 19:36

Raporti: Arbenita Ilazi

Rrjeti i marketeve Viva Fresh Store dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve kanë organizuar javën e prodhimeve vendore. Mbi 100 prodhues vendor patën rastin të promovojnë artikujt e tyre. Bizneset u shprehën të kënaqura me organizimin dhe mundësinë për t’i promovuar produktet e tyre. Organizatorët kanë bërë thirrje për më shumë përkrahje nga shteti për produktet vendore

Mbi 100 prodhues vendorë, të premten, kanë pasur mundësinë që t’i promovojnë produktet e tyre në panairin e organizuar nga rrjeti i marketeve Viva Fresh Store dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Me moton “Unë konsumoj produkte vendore. Po ju!”, shumë  konsumatorë kanë pasur rastin që t’i provojnë produktet e prodhuara në Kosovë.

Përfaqësues të bizneseve janë shprehur të kënaqur për organizimin e këtij panairi, pasi sipas tyre, kjo është një mundësi e mirë për promovimin e produkteve të tyre.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka thënë se panairi është një mundësi e mirë për t’u promovuar produktet vendore, duke kërkuar nga Qeveria që të kthejë vëmendjen më shumë nga prodhuesit vendës.

Ndërkaq, Ermira Shehu, menaxhere e marketingut në Viva Fresh Store ka thënë se kjo qendër është gjithmonë e hapur për bizneset vendore.

Ky është viti i katërt që Viva Fresh Store ka organizuar panairin e prodhimeve vendore. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.