Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve (VIDEO)

Gazeta10
16 December 2022 - 19:49

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është zhvilluar konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Me këtë rast, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith ka deklaruar se planifikojnë urdhër për heqjen e të gjithë redaktimeve në aktakuzë deri në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm. Ai ka thënë se, ndonëse shumë prej redaktimeve në materialet provuese që janë nxjerrë e që Zyra e Prokurorit të Specializuar synon t’i përdorë mund të kenë qenë të domosdoshme në fazat e para të procesit, por sipas tij, shumë prej tyre tani mund të jenë të panevojshme dhe mund të jenë pengesë për zhvillim efikas të gjykimit. Ai ka theksuar se të gjitha redaktimet e materialet provuese që ZPS synon t’i përdorë lidhur me 40 dëshmitarë të tjerë, përfshirë çdo deklaratë të dëshmitarit, duhet hequr 30 ditë para fillimit gjykimit. Por ka deklaruar se masat mbrojtjes do të mbetën në fuqi sa i përket publikut të gjerë. Në këtë seancë, mbrojtja e ish-presidentit Thaçi, Gregory Kehoe tha se ka një çështje tjetër për këta 40 dëshmitarët që beson se duhet ta diskutojnë në seancë private. Ndërsa avokati i Kadri Veselit ka bërë të ditur se synon të flasë për një dëshmitar por që theksi se prokuroria kishte kërkuar të diskutohet në seancë private. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.