
Shefi i stafit në Kabinetin e Presidencës, Blerim Vela, ka reaguar pas protestës të së dielës të dhjetëra serbëve të ekstremit të djathtë në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë.
Vela ka ironizuar për mënyrën e tërheqjes nga kjo protestë, duke thënë se regjimi serb pati organizim jo të duhur të protestës.
“Protestuesit kaluan nga ‘nema predaje’ (pa dorëzim) në ‘hajmo nazad’ (të tërhiqemi)… Kjo tregon se sa e organizuar ishte kjo “protestë” e regjimit të Serbisë”, ka shkruar Vela në Twitter.“Integriteti ynë territorial është i pacenueshëm”, tha më tej ai.
Protesters moved from “nema predaje” (no surrender) to “hajmo nazad” (let’s retreat)… This shows how staged was this “protest” by #Serbia’s regime.#Kosovo will not fall for this right wing theatrics sponsored by Belgrade and Moscow. Our territorial integrity is inviolable. pic.twitter.com/RQE7bTbXZN
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 18, 2022