
Carlo Ancelotti raportohet të jetë si njëri nga pasuesit e trajnerit Tite të kombëtarja e Brazilit.
Tite u largua nga Brazili pas eleminit nga Kroacia në çerekfinale të Kampionatit Botëror.
Pas largimit të Tites, si kandidat potencial për të marrë drejtimin e ‘Seleçaos’ ishte edhe trajneri italian.
Por një gjë të tillë e ka mohuar vetë Ancelotti, duke thënë se është mjaft i lumtur te Real Madridi.
“Unë nuk mund ta parashikoj të ardhmen, por jam shumë i lumtur te Real Madridi. Jam në kontratë me ta deri në vitin 2024 dhe nuk largohem vetëm neës ata më shkarkojnë” deklaroi Ancelotti.
Ancelotti edicionin e kaluar kishte një sukses të jashtëzakonshëm me ekipin madrilien, ku arriti të fitoj Ligën e Kampionëve dhe La Ligën.