
Ambasadorët e BE-së kanë miratuar Liberalizimin e Vizave për Kosovës, raporton Gazeta10.
Këtë e ka bërë të ditur njohësi i cështjeve europiane, Demush Shasha.
Ai ka thënë se ky ka qenë hapi i fundit për këtë vit që përmbyll procedurat teknike për liberalizimin e vizave.
Më tej, ai ka thënë se në muajt e parë të vitit tjetër mbetet vetëm votimi formal në Parlamentin Europian dhe Këshillin për Punë të Brendshme.
Këtu keni postimin e plotë:
“Ambasadoret e BE-së sapo vulosën liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky është hap i fundit për këtë vit dhe hap i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave. Në muajt e parë të vitit tjetër mbetet vetëm votimi formal në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme”, ka shkruar Shasha në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10.