
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka biseduar me admiralij Munsch, të cilit i ka kërkuar që NATO t’i mbrojë serbët e Kosovës, raporton Gazeta10.
Ai gjatë takimit me komandatin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-së, Stuart Munsch ka thënë se e ka falënderuar për mirëkuptimin e politikës së neutralitetit të Serbisë.
“Fola me admiralin Munsch. I kërkova NATO-s të mbrojë popullin tonë në Kosovë dhe e falënderova për mirëkuptimin e politikës së neutralitetit të Serbisë”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram./ Gazeta10