Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rama nënshkruan projektin për ngrohje përmes energjisë diellore, thotë se është më i madhi në rajon

Gazeta10
20 December 2022 - 13:30

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot ka nënshkruar marrëveshjen me përfaqësuesin e KfË-së, z.Pablo Obrado dhe Kryeshefin e Ekzekutiv të Termokosit z. Fisnik Osmanit për ngrohje përmes energjisë diellore, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se ky projekt është më i madhi në rajon.

Më tej, ai ka thënë se përmes këtij projketi do të ketë një furnizim më të mirë, më të sigurt si dhe më miqësor me ambientin.

Ai ka falënderuar partnerët KfË, BERZh për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm.

Këtu keni postimin e plotë:

“Prishtina po transformon sistemin e ngrohjes përmes energjisë diellore Description: ☀️

Sot, bashkë me përfaqësuesin e KfË, z. Pablo Obrador dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Termokos, z. Fisnik Osmani nënshkruam Marrëveshjen e Veçantë për projektin më të madh në rajon – #Solar4Kosovo.

Nëpërmjet këtij projekti do të kontribuojmë në ngritjen e kapacitetit të sistemit ekzistues të furnizimit me ngrohje, i cili do të jetë më efiçient, më i sigurt dhe më miqësor me ambientin Description: 🌳

Faleminderit partnerëve tanë, KfË Description: 🇩🇪dhe BERZh, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm drejt #prishtinaegjelbërDescription: 💚

#kryeqyteti”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.