
Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për strategjinë energjetike, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se janë humbur dy vite që nga anulimi i projektit të gazsjellësit amerikanë.
Më tej, ai ka thënë se Qeveria aktuale po rikthehet projekteve të “regjimit të vjetër”.
Tutje, ai ka thënë se objektivat e shkruar në strategjinë energjetike 2022-2031 janë shkruar sikur fletushka promovuese.
Këtu keni postimin e plotë:
“Asgjë e re në “Strategjinë energjetike 2022-2031”.
I humbën dy vite me anulimin e projektit të gazit me amerikanë. Tani u kthehen projekteve të nisura nga “regjimet e kaluara”, përfshirë: (1) termocentralin me gaz, (2) Bursën Energjetike me Shqipërinë, apo (3) integrimin e rrjetit energjetik me rajonin.
Objektivat në këtë strategji janë shkruar sikur për fletushka promovuese për kursim të energjisë, e jo objektiva për strategji shtetërore ku tregohet: sa do rriten kapacitet, sa do të kushtojnë investimet dhe si do të mbulohen ato investime”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10