
Mesfushori me prejardhje shqiptare, Arijon Ibrahimovic, ka nënshkruar kontratë profesionale me gjigantin gjerman, Bayern Munich.
17-vjeçari ka impresionuar me paraqitjet e tij deri më tani në grupmoshat e reja të ekipit ‘Bavarez’ dhe shihet si njëri nga futbollistët e së ardhmes te kjo skuadër.
Ibrahimovic luan në pozitën e mesfushorit dhe është reprezentues i Gjermanisë për grupmoshat U18, ndërsa më parë ka luajtur edhe për grupmoshat U16 dhe U17.
Ai është pjesë e akademisë së Bayernit që nga viti 2018, teksa më parë ka luajtur edhe në akademitë e skaudrave gjermane, Greuther Furth dhe Nunberg.
Ibrahimovic ka stërvitur më parë me ekipin e parë të Bayernit, por ende nuk e ka bërë debutimin me skuadrën e parë.
17-vjeçari ka pasur bisedime me kryesinë e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe në të ardhmen ai mund të përfaqësojë kombëtaren e Kosovës.