
Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj ka komentuar dënimin prej 26 vjetëve burgim për njërin prej krerëve të UÇK-së, Salih Mustafa i njohur si Cali.
Hodaj në Politiko tha se dënimi ndaj Mustafës, ka bazë të mjaftueshme që të argumentohet nga Gjykata e Apelit dhe i njëjti të rrëzohet.
“Sepse është standard i ri në të drejtën ndërkombëtare që të dënohet kështu. Standardi që e ka krijuar Specialja me dy rastet ka dhënë mesazh se në rastet kur shkohet me dënimet fajësuese, ato janë shumë më të larta”, tha tutje Hodaj në Politiko
Ai ka shtuar se mbrojtja e Mustafës në këtë rast e ka më të lehtë që t’i kundërargumentoj dh eta bindë Gjykatën që të vendos në favor të Prokurorisë.
Kjo pasi sipaj tij, Specialja ka aplikuar rregulla tërsisht unike në krahasim me ato që janë aplikuar nga një Gjykatë ndërkombëtare. /Gazeta10