Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vuçiqi i drejtohet Erdoganit, pasi ministri Damka tha se Kosova do të blejë dronë nga Turqia

Gazeta10
20 December 2022 - 22:20

Ministri Damka tha se Kosova do të blejë dronë nga Turqia, Vuçiq i drejtohet Erdoganit

Pas përpjekjeve zyrtare të Kosovës për të blerë dronët turq “Bayraktar”, ka reaguar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se kjo gjë do të ndikojë në marrëdhëniet serbo-turke.

Ai ka thënë se ky nuk është një lajm i mirë për serbët.

“Kur turqit thonë se do t’i japin Bayraktar Prishtinës, nuk është as lajm i lehtë e as i mirë për ne dhe do të ndikojë në marrëdhëniet tona, ndonëse respektojmë shumë presidentin Recep Tayyip Erodgan”, ka thënë Vuçiq në një deklaratë për TV Pink, transmeton Express.

Presidenti serb ka thënë se Serbia duhet ta ketë një sistem të përgatitur kundër-ajror dhe një skuadron fajterësh që t’u përgjigjet të gjitha sfidave.

“Përveç kësaj, ata (turqit) nuk kanë të drejtë ta armatosin dikë që nuk ka të drejtë të ketë ushtri”, ka vazhduar ai,

Ai ka thënë se sistemi mbrojtës i Serbisë është 10 deri në 15 herë më i fuqishëm se 10 vite më parë.

“Në atë kohë kishim një Mig-29 që s’mund të fluturonte, tani kemi 14 Mig-29 modernë”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.