Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

EULEX: Policëve të bllokuar ju dërguam ushqim, veshmbathje e artikuj higjienik

Gazeta10
20 December 2022 - 22:30

Shefi i EULEX’it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka njoftuar se më 17 dhjetor, EULEX’i u ka dërguar ushqim, veshmbathje si dhe sende higjienike policëve në Rudnicë/Jarinjë.

Wigemark përmes një cicërime në Twitter tha se ky furnizim erdhi pas kërkesës së Policisë së Kosovës.

“Me kënaqësi ju njoftoj se pas kërkesës së Policisë së Kosovës,@EULEXKosovo më 17 dhjetor, oficerëve të Policisë së Kosovës në pikën e përbashkët të kalimit në Rudnicë/Jarinjë u dorëzoi furnizime thelbësore, duke përfshirë furnizime ushqimore, veshmbathje si dhe sende higjienike”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.