
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” ëshntë raportuar se banorët e fshatit Sojevë të Ferizajt po kërkojnë invenstime.
Ata po kërkojnë që nivelet lokale të merren me rrugët në këtë fshat, ujin, dhe mungesën e kanalizmeve.
Kjo i ka shtyrë ata që të bëjnë edhe peticion në komunë, raporton Gazeta10.
Njëri nga banorët thotë se kohë pas kohe shtrimi i rrugës në këtë pjesë bëhet me mjete vetanake.
Ndërsa në mungesë të ujit të pishëm ai ka thënë se furnizohen në dyqane dhe puseta.
Kryetari i Ferizajt, Agim Veliu ka thënë se në atë pjesë ku rruga nuk është e shtruar kanë pregaditur një plan projekt për vitin e ardhshëm.
Banorët në këtë fshat kërkojnë ndërtimin e trotuareve për t’ua lehtësuar fëmijëve shkuarjen në shkollën e fshatit./Gazeta10