
Në magjistralen Prishtinë-Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë mbetur pesë persona të lënduar, raporton Gazeta10.
Të njejtit kanë pësuar lëndim trupore.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë zëdhënsja e policisë rajonale të Prishtinës Florie Ahmeti për Gazetën Express. / Gazeta10.