
Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se Gjermania i ka dhuruar FSK-së pajisje për deminim, raporton Gazeta10.
Mehaj ka kthënë se miqësia e kaluar me Gjermaninë po vazhdon të thellohet.
Më tej, ai ka thënë se ky donacion është pranuar pas takimit me Shefin e Mbrojtjes së Ushtrisë Gjermane, Ebehard Zorn.
Tutje, ai ka thënë se në takim me të janë diskutuar fushat e bashkëpunimit potencial.
Më tej, ai ka thënë se po ashtu gjenerali është njoftuar për pregatitjet për Defender 23 ku Kosova do të jetë nikoqire.
Këtu keni postimin e plotë:
“Njësia e Deminimit furnizohet me pajisje të reja, donacion nga Republika Ferderale e Gjermanisë!
Miqësia me Republikën Federale të Gjermanisë rrjedh natyrshëm si lidhje nga e kaluara që vazhdon të thellohet me bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet të të dyja shteteve, dëshmi e së cilës është ndihma e vazhdueshme që pranojmë nga ky shtet, ashtu siç edhe sot pranuam donacionin me pajisje të deminimit nga ana e Shefit të Mbrojtjes të Ushtrisë Gjermane, gjeneral Eberhard Zorn.
Në takim me Shefin Mbrojtjes biseduam rreth fushave specifike ku mund të rrisim bashkëpunimin, me theks të veçantë në logjistikë, në fushën e mjekësisë, dhe trajnime të përbashkët që do shërbejnë për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të ushtarakëve tanë.
Gjeneralin e njoftova rreth aktiviteteve që FSK është duke zhvilluar përsa i përket përgatitjeve për Defender ’23, si shtet nikoqir i këtij ushtrimi fushor, por gjithashtu dhe për gatishmërinë që kemi shprehur për ofruar trajnime për ushtarakët ukrainas.
Mes të tjerash gjeneralit i ofrova bashkëpunim në fushën e shkëmbimit të informacioneve, dhe në zhvillimin e ushtrimeve të përbashkëta në terrenet tashmë të shpronësuara në hapësirën e ish-Aeroportit të Gjakovës, në Cernushë dhe Babaj të Bokës.
Edhe një herë shpreha rëndësinë e investimit të kompanive gjermane në industrinë e mbrojtjes në Republikën e Kosovës, dhe synimin që ne si ushtri dhe si shtet kemi për tu anëtarësuar në NATO dhe BE.
Puna dhe rezultet konkrete bashkojnë shtetet dhe kombet!”, thuhet në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10.